Një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 ballë godet Filipinet

by Nexhat

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.5 ballë goditi ishullin jugor filipinez të Mindanaos të premten.

Tërmeti goditi pranë Sarangani, Davao Occidental, në një thellësi prej 52.4 kilometrash (32.5 milje) në orën 19:34 sipas kohës lokale (11:34 GMT), sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS).

banner

Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima ose dëme. Më 8 qershor, një tërmet me magnitudë 7.8 ballë goditi brigjet e provincës Sarangani të Mindanaos, duke shkaktuar shkatërrime të gjera në zonat e banuara dhe infrastrukturën publike. Ai vrau të paktën 78 persona dhe preku rreth 1.5 milion njerëz, shkruan Anadolu, transmeton klankosova.tv.

Filipinet janë ndër vendet më të prirura ndaj fatkeqësive në botë për shkak të vendndodhjes së tyre përgjatë Unazës së Zjarrit të Paqësorit, një rajon i njohur për tërmete të shpeshta dhe aktivitet vullkanik.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy