Man Utd dhe PSG hidhen në garë për Viniciusin, Real Madridi në alarm

by Nexhat

Paraqitjet mbresëlënëse të Vinícius Júnior në Kupën e Botës kanë rikthyer interesimin e gjigantëve evropianë për yllin brazilian, me Manchester Unitedin dhe Paris Saint-Germainin që po përgatisin lëvizjet e tyre.

Sipas raportimit të El Nacional, Manchester United po shqyrton mundësinë e paraqitjes së një oferte prej 120 milionë eurosh për sulmuesin e Real Madridit.

banner

Nga ana tjetër, Paris Saint-Germaini po ndjek një strategji tjetër. Kampioni francez synon ta bindë Viníciusin të mos rinovojë kontratën me Real Madridin dhe të presë deri në skadimin e saj, për ta transferuar më pas si lojtar të lirë.

Ndërkohë, drejtuesit e Real Madridit janë gjithnjë e më të shqetësuar nga interesimi në rritje për brazilianin, i cili ende nuk e ka nënshkruar rinovimin e kontratës, edhe pse marrëveshja mes palëve thuhet se është shumë pranë finalizimit.

Me dy klube të mëdha që po monitorojnë nga afër situatën e tij, e ardhmja e Vinícius Júnior pritet të jetë një nga temat më të nxehta të merkatos së verës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy