Reuten: Vuçiq po përdor taktikën e autokratëve për të qëndruar në pushtet

by Nexhat

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, duke thënë se njoftimi për dorëheqje nga posti i presidentit, ndërkohë që përgatitet një strategji për të qëndruar në pushtet sa më gjatë, është një lëvizje tipike e autokratëve.

“Njoftimi për dorëheqje nga posti i presidentit, për të planifikuar një strategji që të mbetet në pushtet sa më gjatë. Në një mënyrë ose në një tjetër. Pikërisht për këtë bëhet fjalë në këtë lëvizje klasike të manualit të autokratëve”, ka shkruar Reuten në X”.

banner

Ai bëri thirrje që vëmendja të mbetet te kërkesat e qytetarëve serbë, duke theksuar se ata kërkojnë zgjedhje të ndershme, zbatim të sundimit të ligjit – e jo vetëm dialog për të – si dhe transparencë.

“Ne mbetemi në krah të qytetarëve të Serbisë, të cilët vazhdojnë të kenë kërkesa shumë të thjeshta: zgjedhje të ndershme, jo dialog për sundimin e ligjit, por zbatim të tij dhe transparencë”, ka përfunduar eurodeputeti

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy