Malisheva transferon portierin boshnjak

by Nexhat

Klubi i Malishevës ka vazhduar përforcimin e skuadrës, duke zyrtarizuar transferimin e portierit boshnjak Adnan Kanuric.

Në njoftimin e klubit bëhet e ditur se është arritur marrëveshje me njëzet e katër vjeçarin, i cili tashmë do të mbrojë portën e nënkampionëve të Kosovës.

banner

“Klubi ynë ka arritur marrëveshje me portierin Adnan Kanuric, i cili tash e tutje do të mbrojë ngjyrat tona. Kanuric sjell përvojë të pasur ndërkombëtare, pasi ka qenë pjesë e klubeve si Stoke City, Nottingham Forest, FK Sarajevo dhe Palermo. Së fundmi, ai ishte pjesë e Austria Klagenfurt, duke sjellë me vete eksperiencë të vlefshme nga Anglia, Sllovakia, Bosnja, Italia dhe Austria”, thuhet në njoftimin e klubit.

Malisheva e mbylli sezonin e fundit të Superligës së Kosovës në vendin e dytë, duke siguruar pjesëmarrjen në kualifikimet e Conference League, ku në raundin e parë kualifikues do të përballet me Vllazninë e Shkodrës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy