Shqetësim për gjendjen fizike te Sakas

by Nexhat

Gjendja fizike e Bukayo Sakas ka ngritur shqetësime të reja në kampin e Anglisë, vetëm pak ditë para nisjes së fazës me eliminim direkt të Kupës së Botës 2026.

Ish-mbrojtësi i Anglisë, Gary Neville, ka deklaruar se ylli i Arsenalit “nuk duket aspak në gjendjen e tij normale”, ndërsa Ian Wright beson se futbollisti mund të jetë rikthyer në fushë para kohe.

banner

Neville: Nuk duket mirë

Saka ka vuajtur prej kohësh nga një problem në tendinën e Akilit, të cilin e menaxhoi edhe në fund të sezonit me Arsenalin.

Trajneri Thomas Tuchel kishte pranuar më herët se sulmuesi nuk ishte në gjendje të stërvitej dy ditë radhazi, megjithatë ai luajti në të tria ndeshjet e fazës së grupeve.

Në emisionin Stick to Football, Gary Neville shprehu shqetësimin e tij.

“Bukayo Saka nuk duket aspak mirë. Ai zakonisht është gjithmonë energjik, buzëqesh dhe ka shpirt garues, por tani nuk është vetvetja. Kjo është një arsye shqetësimi”, tha Neville.

Wright: Ndoshta është rikthyer shumë shpejt

Edhe legjenda e Arsenalit, Ian Wright, ndau të njëjtin mendim, duke sugjeruar se Saka mund të jetë nxituar për t’u rikthyer në Kupën e Botës.

“Jemi në një Botëror dhe ai nuk ishte titullar në ndeshjet e para. Edhe tani nuk duket si Saka që njohim. Mendoj se ka nevojë për pushim”, u shpreh Wright.

Vetë Saka pranoi rrezikun

Para fillimit të turneut, Saka kishte deklaruar se ishte i gatshëm të rrezikonte për të ndihmuar Anglinë.

“Si futbollist, është një rrezik i madh, sidomos kur nuk ndihesh në formën më të mirë. Mund të zgjedhësh të mos luash ose të zbresësh në fushë duke e ditur se do të gjykohesh njësoj. Unë zgjedh të luaj. Në fund, njerëzit presin vetëm rezultate”, kishte thënë ai.

Presion mbi krahët e Anglisë

Neville, Wright dhe Roy Keane besojnë se lojtarët e krahëve duhet të japin shumë më tepër në fazën me eliminim direkt.

“Anësorët duhet ta shfrytëzojnë mundësinë. Deri tani nuk e kanë bërë diferencën. Në fazën e grupeve mund të falet një ndeshje, por tani duhet të marrin përgjegjësi”, deklaroi Keane.

Anglia do të përballet me Republikën Demokratike të Kongos në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës. Nëse kualifikohet, do të luajë ndaj fituesit të çiftit Meksikë – Ekuador në fazën tjetër.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy