Fenerbahçe ka marrë një goditje të rëndë gjatë përgatitjeve për sezonin e ri në Topuk Yaylasi, pasi është lënduar sulmuesi kosovar Vedat Muriqi.
Muriqi ndjeu dhimbje muskulore gjatë stërvitjes dhe u largua me barelë nga fusha,
Pas kontrolleve mjekësore është konfirmuar një çarje e pjesshme në muskulin e këmbës së djathtë.
Sipas mediave turke, ai pritet të mungojë të paktën katër javë, duke rrezikuar të humbasë ndeshjet kualifikuese të Champions League ndaj Gornik Zabrze

