Në rastin e të shtënave me armë zjarri në Podujevë, dyshohen se janë të përfshirë familjarë, konkretisht dajë e nip. Po ashtu, i plagosur mbeti edhe një kalimtar rasti.
Kështu bëjnë të ditur burime të “Betimi për Drejtësi” brenda Policisë. Të njëjtat burime konfirmojnë se në vendin e ngjarjes u gjetën tri armë.
Nga QKUK kanë bërë të ditur se katër të plagosurve po iu bëhen ekzaminimet e nevojshme, ndërkaq gjendja e tyre është stabile.

