Fatkeqësia në Suharekë: Babai me vëllanë e bartën trupin e pajetë të 25-vjeçarit

by Nexhat

Kur rrufeja ia goditi djalin e pa me sytë e tij. Madje që nga Bjeshka e Dellocit të Suharekës, ku shkuan për të marrë dru, i ati bashkë me të birin tjetër që shpëtuan nga vetëtima, 25-vjeçarin e barten mbi supe deri në rrugën kryesore.

Nga aty, në ndihmë u tha se i dolën disa bashkëfshatarë, që e transportuan të ndjerin me veturë private.

banner

Kur arriti tek ekipet mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Mushtisht, u konstatua se Fatlind Bajselmani, nuk ishte gjallë.

25-vjeçari u varros të enjten në varrezat e Maqitevës që është vendi i tij i lindjes.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy