Ferizaj, voziti edhe pse kishte ndalesë – i konfiskohet vetura, 500 euro gjobë dhe pikë negative

by Nexhat

Rreth orës 19:50, njësia policore  e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, në rrugën magjistrale në fshatin Gërlicë, ka ndaluar një automjet të tipit BMW 118 me targa vendore

“Gjatë kontrollit, “është konstatuar se shoferi SH.B. (30 vjeç) po drejtonte automjetin me shpejtësi prej 82 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 50 km/h. Gjatë verifikimit ka rezultuar me masë mbrojtëse, ndalesë prej 12.03.2026 – 11.03.2027″”, njofton policia.

banner

Për këtë kundërvajtje, ndaj tij janë shqiptuar këto masa:

– Gjobë në vlerë prej 500 €

– 5 pikë negative

– Masë mbrojtëse – vazhdimi i ndalimit të drejtimit të mjetit motorik edhe për 6 muaj

– Konfiskim i automjetit  

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy