Ish-zv.kryeministri serb: Vuçiq mbetje e një politike të tmerrshme, për Kosovën duhet folur realisht që tashmë është vend i veçantë

by Nexhat

Ish-zëvendëskryeministër i Zoran Gjingjiçit dhe ish-nënkryetar i Parlamentit Serb, Zoran Korac, në një intervistë për  mediumin “Ideje” ka folur për presidentin serb, Aleksander Vucic, politikën e tij të brendshme dhe qëndrimin ndaj Kosovës, transmeton Express.

Korac ka thënë se presidenti serb Vucic është një mbetje e një politike të tmerrshme që shkaktuar qindra mijëra viktima në rajon dhe që pavarësisht kësaj nuk heq dorë nga një politikë e tillë.

banner

Ai ka folur edhe për Kosovën, duke thënë se qëndrimi i Vuçiqit është sikurse i një nacionalisti. Derisa shton se për Kosovën duhet folur realisht si një vend që është i veçantë.

“Ai ka pasur tashmë disa fjalime në tubimet e tij që kanë folur për Kosovën në të njëjtën mënyrë siç bëjnë nacionalistët serbë, dhe nuk pres që papritmas të thuhet: ‘Kosova është e pavarur, ne ngremë duart lart’, por sigurisht që duhet të flasim për Kosovën realisht, dhe ajo është tashmë një vend i veçantë që ka mbajtur një seri zgjedhjesh në mënyrë demokratik”, ka thënë Korac.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy