Haxhiu viziton AKI’në, pritet nga Ajeti: Fuqizimi i kapaciteteve dhe bashkëpunimi ndërinstitucional, janë thelbësore për sigurinë e vendit

by Nexhat

U.d e presidentes, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se ditën e sotme ka  vizituar Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. Aty, Haxhiu, është pritur nga drejtori i AKI’së, Petrit Ajeti, si dhe nga zyrtarë të tjerë.

Në postimin e saj, Haxhiu, ka thënë se është njohur nga afër me punën, organizimin dhe prioritetet e këtij institucioni kyç për sigurinë e vendit.

banner

Postimi:

Sot vizitova Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ku u prita nga drejtori, z. Petrit Ajeti, dhe zyrtarë të tjerë të Agjencisë. Nga afër u njoha me punën, organizimin dhe prioritetet e këtij institucioni kyç për sigurinë e Republikës së Kosovës.

Shpreha vlerësimin për profesionalizmin dhe përkushtimin e zyrtarëve të AKI-së në mbrojtje të sigurisë dhe interesave shtetërore. Fuqizimi i kapaciteteve të saj dhe bashkëpunimi ndërinstitucional mbeten thelbësore për një Republikë të sigurt dhe të përgatitur për sfidat e së ardhmes.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy