Moti për fundjavë: Diell dhe temperatura deri në 27 gradë

by Nexhat

Mbi vendin tonë gjatë fundjavës pritet të mbizotërojë mot i qëndrueshëm, me kushte kryesisht me diell dhe vranësira të pakta lokale.

Sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës e shtuna do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthjellët, me intervale të shkurtra vranësirash, por pa reshje.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 14°C, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë 22 deri në 25°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet veriore dhe veriperëndimore.

banner

Ditën e diel do të mbajë motme diell dhe intervale me vranësira të pakta.

“Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale do të jenë ndërmjet 24 dhe 27°C. Era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare nga kuadrati verior”, thotë IHMK,

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy