Profesori amerikan, Edward P. Joseph ka deklaruar se Qeveria e Kosovës duhet ta pranojë projektin amerikan të gazit dhe të bashkëpunojë ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e energjisë.
Sipas tij, një projekt i tillë do të ndikonte drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë energjetike të Kosovës dhe në forcimin e marrëdhënieve me ShBA-në.
“Po. Qeveria e Kosovës duhet ta pranojë atë dhe duhet të punojë me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe zyrtarët e qeverisë amerikane dhe duhet ta pranojë patjetër këtë. Dhe nuk ka asnjë arsye për të mos e bërë këtë sepse ka të bëjë me sigurinë energjetike për Kosovën. Pra, po, keni qymyr, por qymyri është shumë dëmtues dhe ka shumë faktorë negativë. Për qymyrin nuk është diçka që e çon Kosovën në të ardhmen. Dhe duke sjellë gaz natyror përmes një tubacioni nga Maqedonia e Veriut, ju nuk po ndërtoni varësi, por po ndërtoni një ombrellë më të gjerë të sigurisë energjetike për Kosovën. Dhe unë vërtet nuk e kuptoj pse qeveria e Kosovës nuk e bën këtë dhe kjo do të ishte një mënyrë për të ndërtuar marrëdhënien me këtë administratë Trump”, tha ai.
Joseph ka thënë gjithashtu se mosbashkëpunimi në këtë projekt mund të sjellë pasoja për qytetarët e Kosovës, duke theksuar ulje të sigurisë energjetike dhe distancim më të madh nga Shtetet e Bashkuara./eo

