Me 85 për qind të votave të numëruara në Spanjë, Partia Popullore konservatore ka dalë përpara me 135 vende.
Partia Socialiste ka fituar rreth 123 vende, ndërsa partia e ekstremit të djathtë Vox është në vendin e tretë me 33 vende, ka raportuar BBC, trasnemton Gazeta Express.
Sumar – partia e majtë – është në vendin e katërt me 31 vende.
Që PP të arrijë një shumicë prej 175, duket se ata do të duhet të krijojnë një aleancë me Vox. Por Vox nuk ka performuar aq mirë në zgjedhjet e sotme si në vitin 2019.
Por siç shkruan BBC, kjo mund të ndryshojë në pjesën e mbetur të numërimit të votave.
Më poshtë tabela e dhënë nga El Pais.