Dënohet me 2 vjet e 3 muaj burgim e akuzuara për sulmin ndaj të moshuarës në Pejë

by Nexhat

E akuzuara Aurona Pelaj për veprën penale sulm ndaj të moshuarës në shtëpinë e kujdesit në Pejë, në vitin 2022, derisa ishte e angazhuar si infermiere në këtë institucion, është dënuar me 2 vjet e tre muaj burgim.

Gjykata Themelore në Pejë ka marrë vendim që Begaj të shpallet fajtore për këtë vepër penale ndaj të moshuarës që është e diagnostikuar me Alzeimer, e që ishte vendosur në këtë institucion për përkujdesje.

banner

“Për veprën penale sulmi. E pandehura aurora shpallet fajtore për shkak se në shtëpinë e kujdesit me dashje përdor forcën ndaj personit tjetër, që për shkak të moshës së shtyrë, përkatësisht diagnozës Alzeimer, ishte e vendosur në këtë institucion për përkujdesje, në atë mënyrë që derisa e pandehura ishte e angazhuar si infermiere dhe ofronte përkujdesje ndaj të dëmtuarës, duke qenë e vetëdijshme për gjendjen e saj të pambrojtur e kap të dëmtuarën në të dyja duart, ia kufizon mundësinë e mbrojtjes, e mbështet për muri, e godet disa herë me shuplakë në fytyrë, me çka ka kryer veprën penale sulmi, andaj Gjykata e gjykon me dënim me burgim prej 2 vjet e tre muaj, ku do t’i llogaritet edhe koha në paraburgim nga data 02.11.2022 deri më datë 24.11.2022, ndërsa pjesa tjetër e dënimit do të ekzekutohet menjëherë pas plotshmërisë së aktgjykimit”, ka thënë gjyqtari Alan Taranis.

Ndaj saj shqiptohet edhe ndalimi i ushtrimit të profesorit të infermieres në kohëzgjatje prej pesë vjetësh duke llogaritur nga dita kur aktgjykimi merr formë të prerë. 

Ndërsa ndaj dy akuzuarave të tjera në këtë rast për bashkëveprim është marrë vendim për lirim. 

Në sallën ku u mor vendimi nuk ishin të pranishme të akuzuarat për këtë rast./Koha.net

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy