Pak orë para shpalljes së aktgjykimit ndaj tri infermiereve të akuzuara për dhunën ndaj nënës së saj në qendrën “Orenda”, Zhaneta Nura ani pse jo fizikisht përmes një telefonate ajo është deklaruar për emisionin Kosova Live në T7, duke thënë se familja pret që gjykata të japë dënimin që, sipas saj, e meritojnë të akuzuarat.
Deklarata:
“Pritshmëritë e mia janë zhgënjyese, sepse kanë shkuar shumë gjatë. Rasti ka qenë i ndjeshëm, ka qenë baras me vrasje, sepse ka qenë nana jonë. Jemi shumë të emocionuar. Është zvarritur shumë kjo çështje. Po pres më të mirën e mundshme që ka me bo gjykata tash, me i jap drejtësi që e meritojnë. Nuk po du as më pak, as më shumë, vetëm atë që e meritojnë. Nuk muj më tepër, jemi keq”, tha Nura

