Dy persona janë therur me thikë të dielën në Komoran të Drenasit gjatë një përleshjeje fizike.
Lajmin e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Ai ka thënë se nga informatat fillestare tre persona kanë mbetur të lënduar, dy prej tyre të goditur me mjet të mprehtë.
“Sot rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në Komoran. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Nga informatat fillestare, raportohet se tre persona kanë mbetur të lënduar, (dy nga ta dyshohet se janë të lënduar nga një mjet i mpreht), të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Njësitet relevante janë duke u marrë me sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë ai.

