Pa konkurs e me dyer të mbyllura, Bordi i ShSKUK-së ia vazhdon mandatin drejtorit Elvir Azizi

by Nexhat

Bordi i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), pa konkurs ia ka vazhduar mandatin drejtorit të përgjithshëm, Elvir Azizit, shkruan Kallxo.com.

Sipas bordit të ShSKUK-së Azizit iu vazhdua mandati duke u arsyetuar vetëm në rezultatet e arritura gjatë periudhës së udhëheqjes së tij dhe në nevojën për të siguruar vazhdimësi institucionale.

banner

Organizatat që monitorojnë punën e ShSKUK-së nuk janë ftuar fare në mbledhje.

Bordi i ri i cili u zgjodh më 30.04.2026 nga Qeveria e Kosovës në një komunikatë për media ka rënditur projekte sipas tyre të rëndësishme zhvillimore e strategjike të cilat janë realizuar gjatë mandatit të drejtorit, Elvir Azizi.

“Bordi Drejtues mbetet i vetëdijshëm se sistemi shëndetësor vazhdon të përballet me sfida të  rëndësishme, si listat e pritjes, mungesat periodike të materialeve dhe nevoja për shtim të personelit dhe investimeve. Megjithatë, vlerësojmë se këto sfida kërkojnë vazhdimësi në menaxhim dhe përfundimin e reformave dhe projekteve strategjike që janë në proces. Vendimi i Bordit Drejtues të SHSKUK-së nuk bazohet vetëm në rezultatet e arritura deri më tani, por edhe në nevojën për të siguruar stabilitet institucional, vazhdimësi të projekteve zhvillimore dhe konsolidim të mëtejshëm të sistemit shëndetësor publik në Republikën e Kosovës”- thuhet në komunikatën e bordit të ShSKUK-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy