Bytyqi e AAK-së: Nëse vazhdon kjo lojë e LVV-së, vendi do të shkojë në zgjedhje sërish

by Nexhat

Deputetja e zgjedhur e AAK-së, Albana Bytyqi ka komentuar deklaratat e djeshme që erdhën nga LVV-ja se i kanë se i votat për formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, por kërkojnë konsensus për Presidentin.

Sipas Bytyqit, një qasje e tillë e LVV-së e ka dërguar vendin në zgjedhje edhe në dhjetor si pasojë e mungesës së një marrëveshjeje që do ta përfshinte edhe zgjedhjen e presidentit.

banner

“Kjo qasje është shumë e gabuar, sepse po shkon pikërisht si në muajin dhjetor, kur shkuam në zgjedhje me këtë qasje se ne i formojmë institucionet, njëherë zgjedhet Qeveria e më pas Presidenti. Kështu ka shkuar si procedurë jo e rregullt. Edhe tani, nëse vazhdon kjo lojë e LVV-së, vendi do të shkojë në zgjedhje. Prandaj, paraprakisht duhet të bëhet një marrëveshje politike. Mirëpo, ne e dimë të gjithë se partia e parë fituese është dashur qysh moti t’i fillojë negociatat për zgjedhjen e presidentit, në mënyrë që të mos vijë deri te dita e fundit, kur nuk mund të gjendet asnjë zgjidhje dhe vendi të shkojë sërish në zgjedhje. Nuk kemi ndonjë rezultat pozitiv.”, tha ajo për RTV21

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy