Mustafa i PDK’së i reagon Muratit: Po mburresh me stagnim, me këtë qeveris s’pritet zhvillim

by Nexhat

Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës, i ka reaguar Hekuran Muratit, pasi që ky i fundit, ka deklaruar se sipas FMN’së, Kosova do jetë ndër vendet me rritjen më të shpejtë ekonomike gjatë viteve të ardhshme.

Mustafa, në reagimin e tij ndaj Muratit, ka thënë se ky i fundit ‘’po mburret me stagnim ekonomik’’.

banner

Postimi:

Hekuran Murati po mburret me stagnimin ekonomik.

Sot ai iu referua një raporti që parashikon se rritja ekonomike e Kosovës do të rritet nga 3.5% këtë vit në vetëm 3.95% deri në vitin 2031.

Kjo nuk është arsye për t’u mburrur. Kjo tregon se kjo qeveri nuk ka ambicie për zhvillim.

Kjo normë është më e ulët se rritja ekonomike që Kosova kishte para ardhjes së Vetëvendosjes në pushtet dhe është larg asaj që i duhet vendit për ta ndryshuar realisht jetën e qytetarëve.

Në vend të politikave që tërheqin investime, rrisin prodhimin dhe krijojnë vende pune që paguhen mirë, kjo qeveri është përcaktuar ta administrojë varfërinë përmes ndihmave që jepen kohë pas kohe.

Me këtë qeveri, nuk pritet zhvillim

Murati: Sipas FMN’së, Kosova do jetë ndër vendet me rritjen më të shpejtë në vitet  e ardhshme

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy