Bllokohet rruga Prishtinë–Pejë te Ura e Dollcit, raportohet se do të kryhet minimi i terrenit

by Nexhat

Drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë në aksin rrugor Prishtinë–Pejë duhet të kenë kujdes, pasi sot do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit.

Siç raporton, Klina info për shkak të punimeve në rrugë, në segmentin te Ura e Dollcit do të realizohet procesi i minimit të terrenit, ndaj rruga do të bllokohet duke filluar nga ora 15:00.

banner

Ende nuk është bërë e ditur se sa do të zgjasë bllokimi i qarkullimit. Rruga do të rihapet vetëm pasi të përfundojë pastrimi i materialit të krijuar nga minimi dhe të konstatohet se qarkullimi mund të zhvillohet në mënyrë të sigurt

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy