Gërvalla: Ligji për Pronën Publike synon të forcojë sigurinë juridike

by Nexhat

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka deklaruar se ndryshimet në Ligjin për Pronën Publike kanë për synim krijimin e një kornize të qartë ligjore që garanton siguri juridike dhe administrim më efikas të pronës publike.

Në hapjen e punëtorisë për shqyrtimin dhe finalizimin e Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Pronën Publike, Gërvalla tha se ndryshimi i ligjit është i domosdoshëm për të adresuar sfidat e evidentuara gjatë zbatimit të tij dhe se suksesi i reformës varet edhe nga harmonizimi me legjislacionin tjetër që rregullon këtë fushë.

banner

Ajo theksoi se prona publike është pasuri e Republikës së Kosovës dhe administrimi i saj kërkon rregulla të qarta, përgjegjësi institucionale dhe një vizion afatgjatë. Sipas saj, ndryshimet e propozuara synojnë të mbrojnë interesin publik, duke krijuar njëkohësisht kushte më të favorshme për zhvillimin ekonomik dhe investimet.

Gërvalla vlerësoi se një kuadër ligjor i qartë, i harmonizuar dhe i parashikueshëm është parakusht për forcimin e sundimit të ligjit, rritjen e besimit në institucione dhe krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm për të gjithë akterët që ndërveprojnë me pronën publike.

Ajo shtoi se synimi i Ministrisë së Drejtësisë është që, përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe diskutimeve me institucionet dhe akterët relevantë, të finalizohet sa më shpejt një draft i projektligjit, i cili më pas do të procedohet për miratim në Qeveri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy