Hamza pret Drejtoreshën e NDI-së: Kosova duhet ta përshpejtojë rrugën drejt BE-së

by Nexhat

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka pritur sot Drejtoreshën e Zyrës së NDI-së në Kosovë, ambasadoren Nancy Soderberg, me të cilën ka biseduar për zhvillimet politike në vend.

Sipas njoftimit për media, Hamza ka vlerësuar rolin e NDI-së për forcimin e demokracisë në Kosovë dhe ka shprehur mirënjohjen e tij për përkrahjen që kjo organizatë i ka dhënë PDK-së ndër vite,

“Jemi falënderues për ndihmën që keni dhënë për ngritjen e kapaciteteve partiake dhe të institucioneve të Kosovës në përgjithësi”, u shpreh Hamza.

Në takim u bisedua edhe për zhvillimet e përgjithshme politike, sidomos pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme të 7 qershorit.

banner

Lideri i PDK-së u shpreh se Kosova ka nevojë për institucione qeverisëse që e kthejnë vëmendjen kah zhvillimi dhe integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian.

Ai gjithashtu e njoftoi delegacionin e NDI-së për përgatitjet për zgjedhjet e brendshme në PDK.

Nga ana tjetër, Soderberg u shpreh e gatshme që të vazhdohet ky bashkëpunim edhe në të ardhmen

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy