Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është kthyer në vend pasi mori pjesë në simpoziumin Symi në Greqi.
Ai mori pjesë në shënimin e 20-vjetorin e themelimit të Operatorit të Sistemit, Transmetimit dhe Tregut – KOSTT.
Kurti lavëroi punën 20-vjeçare të KOSTT’it, ndërsa foli për një “fazë të re” të tranzicionit energjetik në mes të thirrjeve të SHBA’së që Kosova të diversikojë furnizimin e saj me energji përmes gazit natyror të lëngshëm (LNG) nga SHBA-ja.
“Në të njëjtën kohë, Kosova po hyn tash në një fazë të re të tranzicionit energjetik. Integrimi i burimeve të ripërtëritshme të energjisë, ndërtimi i kapaciteteve të reja solare dhe të erës, instalimi i sistemeve të baterive për akumulimin e energjisë, si dhe modernizimi e rindërtimi i kapaciteteve ekzistuese gjeneruese që sigurojnë furnizimin bazë, do ta transformojnë mënyrën se si prodhojmë, transmetojmë dhe konsumojmë energji”, tha ai.
Kurti aty shtoi se KOSTT-i nuk është vetëm një rrjet linjash, transformatorësh dhe nënstacionesh, por se “KOSTT-i është, mbi të gjitha, një institucion i ndërtuar dhe i përparuar nga njerëzit e tij. Pra, nga shumë prej jush që punoni në KOSTT, dhe jeni në këtë ditë kremte këtu. Prandaj, në këtë përvjetor, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për KOSTT-in si organizatë e punëtorëve, për të gjithë punonjësit dhe ish-punonjësit e KOSTT-it, inxhinierët, operatorët, teknikët dhe profesionistët e administratës, të cilët për 20 vjet kanë dhënë kontributin e tyre për funksionimin e sigurt të sistemit elektroenergjetik të Kosovës”

