Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, njoftoi sot se bashkë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, kanë nënshkruar vendimin që Agon Bytyqi të vazhdojë edhe për pesë vjet në detyrën e zëvendësdrejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).
Haxhiu tha se “përvoja e tij, njohja e institucionit dhe përgjegjësia e dëshmuar gjatë mandatit të parë janë të rëndësishme për vazhdimësinë dhe punën profesionale të AKI-së në mbrojtje të sigurisë së vendit”.
“E falënderuam z. Bytyqi për punën e deritanishme dhe i uruam mbarësi në mandatin e ri”.


