Kryeministri serb drekë ambasadorëve të shteteve që s’e njohin Kosovën, iu thotë “Kurti do dëbimin e serbëve”

by Nexhat

Kryeministri serb, Gjuro Macut, ka shtruar sot drektë për ambasadorët e shteteve që nuk e njohin pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Macut ka falendëruar këto shtete për qëndrimin që mbajnë ndaj pavarësisë së Kosovës, duke përmendur rendin ndërkombëtar e “integritetin territorial”.

banner

Ai në këtë takim ka pretenduar se situata në Kosovë “është shumë serioze” dhe se “ka sulme të përditshme ndaj popullit serb”. Macut ka përmendur edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe duke kërkuar presion ndaj Kosovës për themelimin e tij. Siç ka pretenduar kryeministri serb “Kurti do dëbimin e serbëve nga Kosova”, shkruan Danas, .

Në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Marokut, Brazilit, Algjerisë, Kamboxhias, Iranit, Bosnjës dhe Hercegovinës, Argjentinës, Mianmarit, Indonezisë, Azerbajxhanit, Venezuelës, Tunizisë, Palestinës, Kubës, Federatës Ruse, Irakut, Kinës, Kazakistanit, Ganës, Bjellorusisë dhe Vatikanit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy