Haxhiu: Seanca konstituive do të thirret brenda afatit kushtetues

by Nexhat

U.D. Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, e ka cilësuar si përmbyllje të një procesi të rëndësishëm demokratik për vendin.

Haxhiu tha se vullneti i qytetarëve, i shprehur përmes votës brenda vendit dhe nga bashkatdhetarët në diasporë, tashmë ka marrë formën e tij përfundimtare institucionale.

banner

Ajo shprehu mirënjohje për institucionet zgjedhore dhe të gjithë ata që, sipas saj, me profesionalizëm, përgjegjësi dhe përkushtim kontribuuan në mbarëvajtjen dhe përmbylljen e procesit zgjedhor.

“Në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese, seanca konstituive e Kuvendit të Republikës do të thirret brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë, duke hapur rrugën për themelimin e institucioneve të reja të dala nga vullneti i qytetarëve”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Tutje Haxhiu theksoi se besimi i dhënë nga qytetarët përfaqëson një përgjegjësi të madhe, duke shtuar se çdo mandat duhet të ushtrohet me integritet, llogaridhënie dhe përkushtim në shërbim të interesit publik, demokracisë dhe të ardhmes së Republikës së Kosovës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy