Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, i është kundërpërgjigjur Adnan Rrustemit të VV-së, i cili komentoi deklaratën e Ramadanit në “Frontal” të T7 kur kërkoi që gjithë deputetët e ministrat ta bëjnë narko-testin. Rrustemi tha se pajtohet me propozimin e Ramadanit, por tha se duhet të bëhet edhe për lidhjen e figurave publike me korrupsionin.
Ndërkohë, Burim Ramadani iu kundërpërgjigj; “Pse more nuk paska kërkuar që Qeveria dhe institucionet tjera ta bëjnë Narko-Testin? Çka është kjo frikë?”.
“Përtej kësaj, logjika pshtjelluese e kushtëzuese është pjesë e këtij pushteti 6 vjeçar. Por, s’ka lidhje.
Bëjeni Narko-Testin. Që të gjithë ju pushtetarët. Kaq. E thjeshtë është kjo.
Narko-Testi është vullnetar. Nuk të detyron askush (fatkeqësisht).
Ndërsa, hetimi për pasurinë e paligjshme është obligim ligjor, madje prioritet i pushtetit tuaj që 6 vjet”, ka shkruar Ramadani.

