Hoxha: Koalicioni LVV-PDK mund të jetë më i dobishëm strategjikisht për Kosovën

by Nexhat

Analisti politik Ylli Hoxha ka vlerësuar se negociatat për formimin e institucioneve të reja mund të mos kufizohen vetëm te çështja e zgjedhjes së presidentit, por mund të shtrihen edhe në arritjen e një marrëveshjeje më të gjerë politike për krijimin e shumicës parlamentare.

Në Debat Plus, Hoxha tha se skenari më i lehtë politik për Lëvizjen Vetëvendosje do të ishte një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, por sipas tij, ky opsion është vështirësuar për shkak të zhvillimeve dhe përçarjeve brenda LDK-së.

banner

“Ndoshta negociatat do të shkojnë drejt një kompromisi më të gjerë. Që nënkupton jo vetëm dakordimin për presidentin, por ndoshta edhe dakorimin edhe për shumicën. Dhe këtu rruga e lehtë do të ishte me LDK-në logjikisht, por u bë rrugë e vështirë nga përçarjet e lindura në LDK”.

Në anën tjetër, Hoxha ka thënë se një marrëveshje ndërmjet Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës do të ishte më e vështirë për t’u arritur, por mund të kishte efekte më të mëdha në aspektin e stabilitetit institucional.

“E rruga e vështirë është me PDK-në, por që ndoshta do të jetë më e dobishme strategjikisht, jo për zotin Kurti, por për Kosovën. Sepse mund të sjellë stabilitet, mund të bjerë një shumicë që mund të përballet me sfidën e Gjykatës Speciale. Dhe një shumicë që mund të përballet me sfidën gjeopolitike, të çfarëdo relacioni me Serbinë, ka theksuar Hoxha

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy