Punonjësit e RTK’së paralajmërojnë protestë për të hënën nëse sot s’iu dalin pagat

by Nexhat

Sindikata e Punëtorëve të RTK’së (SPERTK) dhe Federata Sindikale e RTK-së ka paralajmëruar protestë për të hënën nëse sot nuk iu dalin pagat.

Këto sindikata thanë se ka përfunduar “çdo mundësi për pritje”.

banner

“Sot shënohet dita e 10-të pa ekzekutimin e pagave tona të rregullta në transmetuesin publik. Pas takimit urgjent të zhvilluar me U.D. Drejtorin e Përgjithshëm të RTK-së, u kërkua alokimi i menjëhershëm i mjeteve, Sindikatat vendosin këtë ultimatum të prerë: Nëse pagat nuk alokohen në llogaritë e punëtorëve gjatë ditës së sotme, nga dita e hënë do të fillojmë me protesta. Të hënën, më 13 Korrik 2026, në ora 11:30, ftojmë të gjithë punëtorët pa dallim që të bashkohen në protestë para objektit të RTK-së- TV. Duhet ta bëjmë të qartë se paga nuk është privilegj, por është një e drejtë elementare dhe ligjore që po u mohohet punëtorëve të RTK-së”.

Sindikatat thanë se nuk ka më hapësirë për premtime apo arsyetime burokratike që rrezikojnë mirëqenien e qindra familjeve.

“Përveç bllokimit të procesit të punës, SPERTK dhe Federata Sindikale e RTK-së nga e hëna do të kërkojë llogaridhënie të plotë ligjore dhe morale. Këto dy organe të RTK-së po luajnë normalitetin ndonëse situata aspak nuk është normale. Kjo papërgjegjshmëri është duke u përsëritur, ndonëse ligji i obligon edhe Bordin edhe Menaxhementin  të sigurojnë funksionim normal të RTK-së. Bordi dhe Menaxhmenti kanë treguar dështim total, paaftësi operative dhe shkelje të drejtave elementare të punëtorëve. Rikujtojmë se ky nuk është lëshimi i tyre i parë; të njëjtit (Bordi) dhe menaxhmenti,  janë përgjegjës që i lanë punëtorët pa paga edhe gjatë muajve të kaluar. Përsëritja e këtyre krizave tregon qartë se këta zyrtarë janë tërësisht të paaftë për ta ushtruar këtë veprimtari dhe për të udhëhequr transmetuesin publik”.

Duke thënë se gjendja ekonomike e kolegëve nuk pret më, sindikatat kanë bërë thirrje që të gjithë punëtorët e RTK-së “të qëndrojnë të bashkuar dhe të gatshëm për të mbrojtur dinjitetin dhe djersën tonë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy