Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit: Mund të kryejnë vepra penale ndaj atyre që dëshmuan

by Nexhat

Zëdhënësi i Gjykatës Speicale, Michael Doyle, ka folur sot për mbajtjen në paraburgim të katërshes së UÇK’së,

Ai ka thënë se gjyqtarët për çdo dy muaj kanë bërë vlerësimet e tyre rreth asaj nëse ka nevojë për mbajtje në paraburgim.

banner

Doyle ka thënë se fakti që asnjëri s’është liruar ka të bëjë me rrezikun që ata të kryejnë vepra penale të tjera, sidomos ndaj atyre që kanë dëshmuar në proces ndaj tyre.

“Çdo dy muaj, Trupi Gjykues në çështjen Thaçi etj. shqyrton nëse paraburgimi është ende i nevojshëm dhe proporcional për të pandehurit gjatë gjykimit të tyre. Deri më tani, ata gjithmonë kanë arritur në përfundimin se ekziston rreziku që z. Thaçi dhe të bashkëpandehurit e tij të kryejnë vepra të mëtejshme penale, veçanërisht kundër personave që dëshmuan në gjykimin e tyre”, ka deklaruar ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy