Barcelona ka arritur marrëveshje verbale për transferimin e sulmuesit gjerman Karim Adeyemi nga Borussia Dortmund.
Sipas gazetarit të njohur të transferimeve, Fabrizio Romano, klubi katalunas ka siguruar shërbimet e njëzet e tre vjeçarit pas negociatave të drejtuara nga drejtori sportiv Deco.
Marrëveshja mes Barcelonës dhe Borussia Dortmundit kap vlerën prej njëzet e dy milionë eurosh, ndërsa në bazë të titujve të fituar dhe paraqitjeve të lojtarit janë paraparë edhe shtatë milionë euro të tjera në formë bonusesh.
Adeyemi thuhet se ka pasur vetëm një dëshirë për të ardhmen e tij: transferimin te Barcelona. Sulmuesi gjerman ka pranuar një kontratë pesëvjeçare me klubin spanjoll, ndërsa agjenti i tij Jorge Mendes ka qenë pjesë e negociatave.
“Karim donte vetëm të luante për Barcelonën, ëndrra e tij është realizuar”, ka shkruar Romano.
Adeyemi, i cili luan si sulmues krahu, është pjesë e Borussia Dortmund që nga viti 2022, kur u transferua nga skuadra austriake Red Bull Salzburg

