Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është deklaruar pas takimit që ka pasur me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe ish-presidenten, Vjosa Osmani.
Kurti ka thënë se takimi i tyre ka shkuar me atmosferë konstruktive, dhe se, gjatë takimit s’ka pasur temë që s’është diskutuar.
‘‘Takimi shkoi me atmosferë konstruktive, ku diskuam shumë çështje të zhvillimeve politike dhe dinamikave institucionale. I kemi edhe katër javë përpara për fillimin e seancës konstituive për ta zgjedhur kryetrarin e kuvendit, kryesinë, e më pastaj edhe për qeverinë me mandat të ri, edhe për president apo presidente të re. Kemi diskutuar për të gjitha këto, nuk ka temë të cilën nuk e diskutojmë, por ende nuk kemi të arritur të cilën do të mund ta ndanim me juve këtu. Unë jam optimist për rrugën përpara, jam me shpresë që racionaliteti që po mbizotëron do të vazhdojë të ekzistojë në këto takime, do të këtë edhe takime të tjera. Në njërën anë diskutojmë koncepte dhe parime, dhe në anën tjetër orare dhe funksione’’, ka thënë ai.

