Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, pas takimit me liderin e VV’së, Albin Kurti, ka thënë se janë pajtuar që të vazhdojnë komunikimet.
Ai ka thënë se kjo është forma e vetme për të shmangur zgjedhjet.
‘’Ishte takimi i parë. Folëm për stabilitetin e domosdoshëm institucional në Kosovë, dhe shmangien e domosdoshme të zgjedhjeve të ardhshme . U dakorduam të vazhdojmë tutje me komunikim si formë e vetme e mundësisë së shmangiesh së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vendin tonë’’, ka thënë ai

