Futbollisti kosovar Lumbardh Dellova ka bërë hapin e ri në karrierën e tij. Mbrojtësi njëzet e shtatë vjeçar është transferuar te skuadra turke Amedspor, me të cilën ka nënshkruar kontratë trivjeçare.
Klubi turk ka njoftuar se Dellova është pjesë e planifikimeve për sezonin 2026/27 dhe se ai do të jetë një përforcim i rëndësishëm për repartin defensiv.
“Aftësia e tij për të luajtur në disa pozita dhe mënyra e tij e gjithanshme e lojës do t’i sjellin kontribut të rëndësishëm ekipit tonë”, thuhet në njoftimin e Amedsporit

