Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme, pritet të mbaj mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale pritet të jenë mes 8 dhe 12 gradë, ndërsa ato maksimale mes 28 dhe 32 gradë.
Postimi:
Parashikimi i motit për fundjavën (11–12 korrik 2026)
E shtunë (11.07.2026)
Mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Gjatë pjesës së dytë të ditës, vranësirat do të dendësohen dhe vende-vende parashihen riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 12°C, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë 28 deri në 32°C.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet veriore dhe veriperëndimore.

