Argjentina është mes katër kombëtareve më të mira të Kupës së Botës, ndërsa Lautaro Martínez, autor i golit të tretë në fitoren 3-1 ndaj Zvicrës, e vlerësoi karakterin dhe pjekurinë e “Albiceleste” pas sigurimit të kualifikimit në gjysmëfinale.
“Ne e dimë se çfarë bëjmë. E dimë çfarë kemi për të përmirësuar dhe gjithashtu e dimë se kemi diçka më shumë. Kjo është forca e jonë. Jemi shumë të lumtur që jemi sërish në gjysmëfinale”, deklaroi sulmuesi argjentinas, përcjell “Gazeta Express”.
Lautaro foli edhe për trajnerin Lionel Scaloni, duke dalë në mbrojtje të tij përballë kritikëve.
“Ka njerëz që vazhdojnë ta kritikojnë, por rezultatet flasin vetë. Ai nuk ka më asgjë për të dëshmuar. Ka fituar gjithçka me Argjentinën dhe vazhdon ta mbajë këtë ekip në nivelin më të lartë. Ne i besojmë plotësisht dhe vazhdojmë t’i ndjekim idetë e tij”, u shpreh Lautaro.
Argjentina do të përballet me Anglinë në gjysmëfinale, me synimin për ta siguruar një vend në finalen e madhe të Botërorit 2026.

