Makthi i McGregorit në rikthim, Holloway e mposht me TKO pas vetëm pak sekondash

by Nexhat

Rikthimi i shumëpritur i Conor McGregorit në oktagon zgjati vetëm pak më shumë se një minutë. Ajo që duhej të ishte nata e rilindjes për superyllin irlandez u shndërrua në një makth, pasi një dëmtim i rëndë në gju i dha fund sfidës që në start dhe i hapi rrugën Max Hollowayt drejt një fitoreje të madhe në UFC 329.

Dueli kryesor i mbrëmjes përfundoi në mënyrë dramatike. McGregor pësoi një dëmtim serioz në gju gjatë tentativës për një goditje fluturuese, duke mbetur i pafuqishëm për të vazhduar. Holloway përfitoi menjëherë nga situata, ndërsa arbitri vendosi ta ndërpriste përballjen, duke i dhënë fitoren havajanit me nokaut teknik (TKO) në raundin e parë.

banner

Për Hollowayn, kjo ishte paraqitja e parë në kategorinë welterweight (77 kilogramë), ndërsa triumfi ndaj një prej emrave më të mëdhenj në historinë e UFC-së përbën një debutim të jashtëzakonshëm në këtë divizion.

Dy luftëtarët ishin përballur edhe në vitin 2013, kur McGregor kishte fituar me vendim unanim të gjyqtarëve. Edhe në atë duel irlandezi kishte pësuar një dëmtim në gju, por kishte arritur ta përfundonte me sukses ndeshjen.

Këtë herë, pasojat duken shumë më të rënda. Sipas raportimeve të para, McGregor dyshohet se ka pësuar një dëmtim të ligamenteve të gjurit, çka mund ta mbajë larg oktagonit për një periudhë të gjatë dhe ta vendosë sërish në pikëpyetje vazhdimin e karrierës së tij.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy