Drilon Rama “shkatërron” çekun Marsalek, vazhdon marshimin perfekt në boksin profesionist

by Nexhat

Boksieri shqiptar Drilon Rama ka vazhduar me sukses rrugëtimin e tij në boksin profesionist, duke regjistruar fitoren e shtatë radhazi dhe duke mbajtur rekordin perfekt në karrierë.

Rama u përball me çekun Jan Marsalek në Porsche Arena të Stuttgartit, ku tregoi dominim që nga fillimi i duelit dhe nuk i dha shumë mundësi kundërshtarit për të reaguar.

banner

Pas një paraqitjeje të fuqishme, boksieri shqiptar e mbylli meçin në raundin e tretë, ku gjyqtari u detyrua ta ndërpresë përballjen në minutën 2:36, duke i dhënë fitoren Ramës me nokaut teknik.

Ai poashtu  përmes një instatory ka shprehur falënderim për të gjithë që kanë qenë prezent dhe në mbështetje të tij në këtë meç

Faleminderit krejtve që ishit dje edhe m’keni përkrah. Faleminderit edhe për krejt urimet e mesazhet. Kom me u mundu me ju kthy shumices. Nëse dikujt s’muj me i kthy, mos ma merrni për t’keq. Meçi i ardhshëm ka me kon për titullin tem të parë. Ka me kon sfida ma e madhe edhe ma e forta deri tash. Me menzi pe pres”, ka shkruar Rama. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy