‘Askush nuk do t’ia marrë penalltitë Messit, të gjithë kanë besim te ai’

by Nexhat

Ish-mesfushori i Arsenalit dhe kampioni i botës me Francën, Emmanuel Petit, ka mbrojtur Lionel Messin pas disa gabimeve nga pika e bardhë, duke thënë se ylli argjentinas do të vazhdojë të jetë ekzekutuesi kryesor i penalltive.

Messi humbi një penallti në ndeshjen ndaj Egjiptit në fazën e grupeve, për të cilën më pas pranoi se ishte ndier sikur kishte zhgënjyer skuadrën. Megjithatë, ai u rikthye fuqishëm duke ndihmuar Argjentinën të përmbyste rezultatin dhe të siguronte kualifikimin.

banner

Kapiteni argjentinas kishte dështuar nga pika e bardhë edhe në fitoren 2-0 ndaj Austrisë më herët gjatë turneut, duke bërë që disa të ngrinin pyetje nëse dikush tjetër duhet të marrë përsipër ekzekutimin e penalltive.

Megjithatë, Petit beson se askush në dhomën e zhveshjes së Argjentinës nuk do t’i kërkojë Messit të heqë dorë nga kjo përgjegjësi.

“Gara për Këpucën e Artë do të jetë e vështirë, por edhe kur Messi humb një penallti, ai sërish shënon. Kush do ta marrë përgjegjësinë për t’i thënë atij që duhet ta gjuajë dikush tjetër? Askush. Messi është ndryshe”, ka thënë Petit.

Sipas tij, besimi që bashkëlojtarët kanë te Messi është i jashtëzakonshëm dhe ai gjithmonë arrin të rikthehet pas momenteve të vështira.

“Edhe kur humb penallti, ai e kompenson me gola dhe asistime. Shumë lojtarë do të dorëzoheshin pas një gabimi të tillë, por ai ka besim dhe talent të madh. Të gjithë besojnë tek ai”, është shprehur ish-futbollisti francez.

Messi ka realizuar vetëm katër nga shtatë penalltitë e fundit për Argjentinën që nga Botërori 2022

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy