KDI, IKD dhe FOL kërkojnë dekretimin pa vonesë të Kryeprokurorit të Shtetit

by Nexhat

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Lëvizja FOL kanë mirëpritur vendimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për propozimin e Zejnullah Gashit për Kryeprokuror të Shtetit, duke e cilësuar atë si përmbyllje të një procesi të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë.

Në një reagim të përbashkët për media, tri organizatat kanë bërë të ditur se e kanë monitoruar nga afër të gjithë procesin e përzgjedhjes dhe vlerësojnë se ai është zhvilluar në përputhje me kornizën ligjore, me transparencë, trajtim të barabartë të kandidatëve dhe respektim të parimit të meritës.

banner

Sipas tyre, në këtë fazë mbetet që ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, apo presidenti i ri, ta ushtrojë kompetencën kushtetuese për dekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit, duke e përmbyllur procesin pa vonesa dhe duke fuqizuar këtë institucion me një kryeprokuror legjitim.

KDI, IKD dhe Lëvizja FOL theksojnë se procesi duhet të përmbyllet në frymën e Kushtetutës dhe ligjit, duke i dhënë fund një periudhe më shumë se katërvjeçare gjatë së cilës sistemi prokurorial ka funksionuar me ushtrues detyre.

Sipas tyre, emërimi i Kryeprokurorit të Shtetit është i rëndësishëm për funksionimin e qëndrueshëm të sistemit prokurorial, forcimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë.

Tri organizatat kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë të monitorojnë zhvillimet në sistemin e drejtësisë dhe të kontribuojnë për procese të bazuara në ligj, integritet, transparencë dhe meritokraci

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy