BE thirrje liderëve në Serbi të përmbahen nga retorika nxitëse pas deklaratës së ministres serbe për “spastrim etnik” në Kosovë

by Nexhat

Bashkimi Europian ka thënë se nuk ka vend në Europë për deklarata që justifikojnë ose bëjnë thirrje për spastrim etnik.

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Anitta Hipper, e bëri këtë deklaratë pas pyetjes në konferencën e sotme mbi deklaratën e ministres serbe  Snezhana Paunoviq, e cila tha se po të kishte qenë në pozitën e Sllobodan Millosheviqit “do të bënte pastrim etnik në Kosovë”.

banner

“Nuk do të komentojmë mbi deklarata, por do të isha e lumtur t’ju jap qëndrimin tonë kryesor dhe parimin kyç se nuk duhet të ketë vend në Europë për retorikë, justifikim apo avokim të pastrimit etnik”.

Hipper shtoi se “deklaratat e tilla janë në kundërshtim me vlerat e dinjitetit njerëzor, pajtimin, llogaridhënien dhe raportet e mira ndërfqinjësore mbi të cilat është ndërtuar BE-ja. Ato janë  edhe kundër obligimeve që ka marrë Serbia në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE për normalizimin e raporteve me Kosovën. Ne presim nga të gjithë liderët që të jenë të përgjegjshëm dhe që të përmbahen nga çfarëdo retorike nxitëse dhe të kontribuojnë për një ambient të besimit dhe stabilitetit në rajon”, tha ajo.

Paunoviq në një intervistë për mediumin serb “Kurir” tha se do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën” në 98-ën.

“Po të isha Sllobodan Millosheviqi, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998, dhe kjo është deklarata më e ashpër që e kam bërë ndonjëherë në jetën time”, kishte thënë ajo

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy