Sekretari i LDK’së, Ilir Ferati, ka folur për mediat para selisë së LDK’së. I pyetur për vizitat e Vjosa Osmanit në seli të LDK’së, Ferati ka thënë se ajo qëndron aty në baza ditore varësisht nga zhvillimet, meqë është mandatuar nga partia për bartëse të listës.
“Zonja Osmani është prezente në zyrë të LDK’së në baza ditore. Ka qenë bartëse e Listës së LDK’së’, ka thënë Ferati.
Ai tutje ka folur edhe për negociatat për krijimin e institucioneve duke thënë se ende s’kanë pasur një ftesë të re nga Albin Kurti për takim.

