Këshilli Prokurorial i Kosovës, ka reaguar pas dekretimit të Zejnullah Gashit në pozitën e kryeprokurorit të shtetit, nga ana e u.d presidentes Albulena Haxhiu.
Në reagim thuhet se, Gashi do e udhëheqë institucionin e Prokurorinë e Shtetit për një mandat shtatë vjeçar.
‘’ Dekretimi i Kryeprokurorit të Shtetit vjen pas propozimit të bërë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, i cili, në mbështetje të dispozitave kushtetuese dhe ligjore, e kishte nominuar z. Zejnullah Gashi për këtë funksion pas përfundimit të procedurës së vlerësimit dhe votimit’’, thuhet mes tjerash në reagim.
Postimi:
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, dekreton Zejnullah Gashin në detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit
Prishtinë, 14 korrik 2026 – Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Shkëlqesia e Saj, znj. Albulena Haxhiu, ka dekretuar sot z. Zejnullah Gashi në detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, duke përmbyllur procedurën kushtetuese dhe ligjore të emërimit të tij në krye të sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës.
Dekretimi i Kryeprokurorit të Shtetit vjen pas propozimit të bërë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, i cili, në mbështetje të dispozitave kushtetuese dhe ligjore, e kishte nominuar z. Zejnullah Gashi për këtë funksion pas përfundimit të procedurës së vlerësimit dhe votimit.
Kryeprokurori i sapodekretuar do të udhëheqë institucionin Prokurorinë e Shtetit për një mandat shtatë (7) vjeçar, duke marrë përgjegjësinë për forcimin e sundimit të ligjit, avancimin e efikasitetit dhe profesionalizmit të sistemit prokurorial, si dhe garantimin e ushtrimit të pavarur, të paanshëm dhe të përgjegjshëm të funksionit prokurorial, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.
Këshilli Prokurorial i Kosovës i uron z. Zejnullah Gashi suksese në ushtrimin e mandatit të tij si Kryeprokuror i Shtetit, duke shprehur besimin se, përmes bashkëpunimit institucional dhe angazhimit profesional, do të vazhdojë fuqizimi i integritetit, transparencës dhe besimit të qytetarëve në sistemin prokurorial

