Bushati i reagon ministres serbe: Gjuhë e rrezikshme, në Evropë nuk ka vend kjo retorikë

by Nexhat

Ditmir Bushati, ish-ministër i Shqipërisë, ka reaguar ndaj deklaratës skandaloze të ministres serbe e cila tha se “po të ishte në vend të Millosheviqit do ta pastronte etnikisht Kosovën”.

Bushati tha se kjo deklaratë është e papranueshme dhe e rrezikshme.

banner

Ai tha se në Evropë nuk ka vend për retorikë që arsyeton spastrimin etnik.

“E papranueshme dhe e rrezikshme gjuha e ministres së qeverisë serbe që mbështet spastrimin etnik në Kosovë. Një fyeje për viktimat, familjet e tyre dhe drejtësinë. Në Europë nuk ka vend për retorikë që arsyeton dhe mbështet spastrimin etnik. Serbia, si vend kandidat për në BE, nuk duhet të bëjë përjashtim”, ka thënë ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy