Evropa kundër tij, Infantino në rrezik për mandatin e ri

by Nexhat

Disa federata anëtare të UEFA-s po shqyrtojnë mundësinë e paraqitjes së një kandidati për ta sfiduar Gianni Infantinon në zgjedhjet e ardhshme për president të FIFA-s.

Sipas talkSPORT, Infantino synon një mandat të tretë dhe shpreson të rizgjidhet pa kundërshtar, por brenda UEFA-s po rritet mbështetja për një alternativë,

banner

Presidenti i FIFA-s është kritikuar për zgjerimin e Kupës së Botës në 48 skuadra, propozimin për 64 kombëtare në Botërorin 2030, si dhe për zgjerimin e Kupës së Botës për Klube.

Raporti thekson se presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, nuk pritet të kandidojë, ndërsa disa federata do të mbështesnin presidentin e Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi.

Megjithatë, ky i fundit nuk ka shfaqur interes për të hyrë në garën për drejtimin e FIFA-s

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy