Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar për Gazetën Express se sipas të dhënave të pranuara nga QKMF në Han të Elezit, nga data 13 korrik deri me datën 15 korrik janë trajtuar 80 persona me simptoma të diarresë dhe vjelljes,
Ai ka thënë se lidhur me këtë janë njoftuar IKSHP dhe institucionet e tjera përkatëse.
Veseli sqaron se këto janë informacione të pranuara nga QKMF, derisa në Policia s’është raportuar asnjë rast.
“Ju njoftojmë se, sipas të dhënave të pranuara nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Han të Elezit, nga data 13.07.2026 deri më 15.07.2026, janë trajtuar rreth 80 persona me simptoma të diarresë dhe vjelljes.Lidhur me këtë situatë janë njoftuar edhe institucionet përkatëse, përfshirë Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), të cilat janë duke e trajtuar rastin.Këto janë informacionet e pranuara nga QKMF në Han të Elezit. Ndërkohë, ju njoftojmë se në policinë rajonale të Ferizajt, deri në këtë moment, nuk është raportuar asnjë rast lidhur me këtë çështje”, ka thënë Veseli
Dyshime për helmim me ushqim në Han të Elezit, raportohet se janë prekur 80 persona

