Zemaj pasi dorëzoi nënshkrimet për Kuvend të LDK’së: Numri është në përputhje me normat statutare

by Nexhat

Delegatët e LDK-së, i kanë dorëzuar në zyrën qendrore të partisë nënshkrimet e nevojshme për thirrjen Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku.

Iniciativa për shkarkimin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikut, ka nisur nga figura brenda këtij subjekti që janë të pakënaqura me rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit.

banner

Nënshkrimet janë dorëzuar në zyrat e partisë nga Armend Zemaj dhe Florian Dushi.

Zemaj ka thënë shkurt se i kanë dorëzuar këto nënshkrime.

“Unë e kam deklaruar numrin e nënshkrimeve edhe është sipas normave statusare të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka thënë ai derisa ka shtuar se kërkesat mbesin të njëjta, shkarkimi i kreut të LDK-së Lumir Abdixhiku.

Ndërsa Florian Dushi ka thënë se nuk ka ndonjë koment prvec që tashmë po presin zhvillimin e procedurave konform statutit të partisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy