Gjini: Oferta gjashtëpikëshe e Aleancës garanton zhvillim, stabilitet dhe siguri për Kosovën

by Nexhat

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka pritur në zyrat e partisë drejtoreshën e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) në Kosovë, ambasadoren Nancy Soderberg, me të cilën ka diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet Aleancës dhe NDI-së, si dhe për zhvillimet aktuale politike në vend.

Gjini bëri të ditur se gjatë takimit u riafirmua gatishmëria e Aleancës për të kontribuar në formimin sa më të shpejtë të institucioneve qendrore, përmes ofertës gjashtëpikëshe të partisë,

“Shprehëm gatishmërinë e Aleancës për të kontribuar në formimin sa më të shpejtë të institucioneve qendrore përmes ofertës sonë gjashtëpikëshe, e cila i garanton Kosovës zhvillim, stabilitet dhe siguri kombëtare”, ka theksuar Gjini.

Ai po ashtu vlerësoi bashkëpunimin e kahershëm me NDI-në, duke nënvizuar se kjo organizatë ka qenë një partnere e rëndësishme në programet për fuqizimin e grave dhe të rinjve në politikë.

banner

Në fund të takimit, Gjini e falënderoi ambasadoren Soderberg për mbështetjen e vazhdueshme të NDI-së ndaj proceseve demokratike në Kosovë, duke shprehur besimin se bashkëpunimi ndërmjet Aleancës dhe NDI-së do të vazhdojë të forcohet edhe në të ardhmen.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy