Policia e Kosovës ka njoftuar sot se Njësia e Hetimeve në Han të Elezit ka kontaktuar prokurorin e shtetit dhe me urdhër të tij kanë nisur hetimet për helmimin në këtë komunë.
“Lidhur me rastin e raportuar, ju njoftojmë se sot, rreth 13:40, Njësia e Hetimeve në Hani Elezit ka kontaktuar prokurorin e shtetit dhe me urdhër të tij është inicuar rasti për hetim “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë”.”, kanë thënë për Express nga Drejtoria e Policisë së Kosovës në Ferizaj.
Për këtë rast do të intervistohen dy pronarë të dy lokaleve në Han të Elezit për të zbardhur rrethanat.
“Si rrjedhoj do të intervistohen dy pronarë të dy lokaleve në qytetin e Hani Elezit, në funksion të zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit.Policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Për detaje tjera, do të njoftoheni me raport vijues”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

